rreth nesh

Disa fjalë për ne

ABO-SI N.T.P – Partneri Juaj për Zgjidhje të Qëndrueshme të Paketimit

Historia jonë filloi në vitin 2003, kur vumë re nevojën e bizneseve për zgjidhje inovative dhe cilësore të paketimit. Fillimisht, prodhimi zhvillohej në Bullgari me import në Kosovë, por me rritjen e kërkesës, vendosëm të transferojmë prodhimin në Prizren, ku vazhdojmë të operojmë dhe të zhvillohemi edhe sot.

Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe klientëve ka qenë shtytësi kryesor i suksesit tonë. Me kalimin e viteve, kemi ndërtuar një reputacion të fortë falë standardeve të larta dhe qasjes së afërt me klientët tanë. Rritja jonë ka qenë e qëndrueshme, duke na mundësuar të avancojmë teknologjinë dhe kapacitetet tona prodhuese.

Vizioni ynë është i qartë: "Të jemi furnizuesi kryesor i zgjidhjeve të qëndrueshme të paketimit." Jemi krenarë për progresin e arritur, duke mbuluar mbi 70% të tregut vendor dhe duke zgjeruar praninë tonë edhe jashtë vendit.

Falë besimit dhe mbështetjes suaj, ne do të vazhdojmë të rritemi, të inovojmë dhe të ofrojmë zgjidhje të besueshme, gjithmonë në përputhje me nevojat tuaja.

PAKETIMET

Eksperienca dhe cilësia na bëjnë liderë në industrinë e paketimit!

Ne ofrojmë dhe garantojmë produkte me cilësi të jashtëzakonshme.

Zgjidhje të plota për paketimin tuaj

Paketa në dimensione të ndryshme, sipas nevojave tuaja

Forma unike dhe dizajne të personalizuara

Mbishkrime me 2, 3 ose 4 ngjyra për një identitet të dallueshëm

Cilësi, kreativitet dhe përkushtim – gjithçka që ju nevojitet për një paketim perfekt!

LETER

Eksperienca dhe cilësia na bëjnë liderë në industrinë e paketimit!

Ne ofrojmë dhe garantojmë produkte me cilësi të jashtëzakonshme.

• Ne ofrojmë karton me dimensione të ndryshme

• 3 shtresa të presuar

• 3 shtresa të pa presuar

• 5 shtresa

• ngjyrë të bardhë dhe kafe

TRANSPORT BG – KS

Transport i Sigurt, i Shpejtë dhe i Besueshëm!

Ne ofrojmë transport të pjesshëm dhe të plotë nga Bullgaria në Kosovë dhe anasjelltas, duke siguruar një shërbim efikas dhe profesional.

• Mjete transportuese moderne dhe të sigurta

• Shpejtësi dhe efikasitet në çdo dërgesë

• Besueshmëri e garantuar për ngarkesën tuaj

Na besoni për një transport të sigurt dhe të përshtatur sipas nevojave tuaja!

ABO-SI NTP ka qenë prezent në Kosovë që nga vitet 80 me fusha të ndryshme të prodhimit dhe shërbimit. Që nga viti 2003 ne jemi përqendruar në prodhimin e Paketimit të Kartonit.