Historia jonë filloi në vitin 2003, kur vumë re nevojën e bizneseve për zgjidhje inovative dhe cilësore të paketimit. Fillimisht, prodhimi zhvillohej në Bullgari me import në Kosovë, por me rritjen e kërkesës, vendosëm të transferojmë prodhimin në Prizren, ku vazhdojmë të operojmë dhe të zhvillohemi edhe sot.
Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe klientëve ka qenë shtytësi kryesor i suksesit tonë. Me kalimin e viteve, kemi ndërtuar një reputacion të fortë falë standardeve të larta dhe qasjes së afërt me klientët tanë. Rritja jonë ka qenë e qëndrueshme, duke na mundësuar të avancojmë teknologjinë dhe kapacitetet tona prodhuese.
Vizioni ynë është i qartë: "Të jemi furnizuesi kryesor i zgjidhjeve të qëndrueshme të paketimit." Jemi krenarë për progresin e arritur, duke mbuluar mbi 70% të tregut vendor dhe duke zgjeruar praninë tonë edhe jashtë vendit.
Falë besimit dhe mbështetjes suaj, ne do të vazhdojmë të rritemi, të inovojmë dhe të ofrojmë zgjidhje të besueshme, gjithmonë në përputhje me nevojat tuaja.
Eksperienca dhe cilësia na bëjnë liderë në industrinë e paketimit!
Ne ofrojmë dhe garantojmë produkte me cilësi të jashtëzakonshme.
Zgjidhje të plota për paketimin tuaj
Paketa në dimensione të ndryshme, sipas nevojave tuaja
Forma unike dhe dizajne të personalizuara
Mbishkrime me 2, 3 ose 4 ngjyra për një identitet të dallueshëm
Cilësi, kreativitet dhe përkushtim – gjithçka që ju nevojitet për një paketim perfekt!
Eksperienca dhe cilësia na bëjnë liderë në industrinë e paketimit!
Ne ofrojmë dhe garantojmë produkte me cilësi të jashtëzakonshme.
• Ne ofrojmë karton me dimensione të ndryshme
• 3 shtresa të presuar
• 3 shtresa të pa presuar
• 5 shtresa
• ngjyrë të bardhë dhe kafe
Transport i Sigurt, i Shpejtë dhe i Besueshëm!
Ne ofrojmë transport të pjesshëm dhe të plotë nga Bullgaria në Kosovë dhe anasjelltas, duke siguruar një shërbim efikas dhe profesional.
• Mjete transportuese moderne dhe të sigurta
• Shpejtësi dhe efikasitet në çdo dërgesë
• Besueshmëri e garantuar për ngarkesën tuaj
Na besoni për një transport të sigurt dhe të përshtatur sipas nevojave tuaja!